Politologu Ilir Kalemaj thotë se manipulimi në zgjedhjet e 11 majit është më i madhi ndonjëherë. Ai theksoi se detyra e denoncimit të tij i takon opozitës.
Situata e manipulimit të zgjedhjeve tani është 10 herë më e madhe se në 2009. Devijimi i rezultatit përmes gjithë atyre që kemi thënë deri tani, dhe të gjitha ato që po bëhen menjëherë pas zgjedhjeve, tregon që ka qenë një plan i mirëkopsitur. Denoncimin duhet ta bëjë opozita. Duke bërë këtë gjë, ata i bëjnë një shërbim Shqipërisë. Nuk jam për termat narkoshtet etj, tani që jemi afër integrimit, në fazat e fundit. Siç nuk po kapërcehet vjedhja e zgjedhjeve, autoritarizmi konkurrues, nuk po kapërcehet edhe denoncimi te të huajt nga pala tjetër, pra opozita.
Kalemaj theksoi se ajo që duhet të ndryshojë menjëherë është Kodi Zgjedhor.
Si rrallëherë ndonjëherë, ne na erdhën rreth 500 vëzhgues. Rezolutat para zgjedhjeve denoncuan të gjitha ato që ndodhën në zgjedhje. Ne kemi parë që ai që është në pushtet nuk e lëshon atë. Kjo nuk ndodh vetëm te ne. Shihni çfarë ndodh në Serbi. Ka pasur një aferë korruptive që katalizoi këtë gjë. në vendet diktatoriale dhe autokratike, pushteti nuk jep asnjë lloj koncesioni. Në Serbi, pavarësisht presionit ndërkombëtar, nuk po shkohet drejt zgjedhjeve. Në Shqipëri, unë pashë disa sinjale pozitive në seancën parlamentare. Të dy palët u detyruan të pranojnë se duhet një kod i ri elektoral. Është një kod i padrejtë. Duhet bërë një kod elektoral që shpreh vullnetin e njerëzve. Ka disa modele.



