Kthesa e guximshme e Papa Françeskut

Kthesa e guximshme e Papa Françeskut

Dacia Maraini

“Bekimi” i seksualitetit nga ana e Papës është një deklaratë më revolucionare sesa duket në pamje të parë. Kjo hapje kaq eksplicite nis të “gërvishë” mosbesimin me të cilin katolicimi (dhe jo vetëm ai) e ka trajtuar gjithmonë kënaqësinë trupore, duke e parë si pengesë të spiritualizmit. Madje duke e cilësuar kuptimin e tij një mjet për asketizmin.

Nisem nga një vëzhgim i gazetarit Marnetto, që shpesh më dërgon me email refleksionet e tij të mençura e të sakta. 

Edhe unë mbeta e habitur nga kuraja e papa Bergolios, që guxoi të thyente një traditë me rrënjë të thella në historinë e kishës: seksofobia që ka përshkuar shkrimet e shumë Etërve të Shenjtë të rëndësishëm dhe të dashur, praktika e rrëfimit, për të përqendruar vëmendjen në mëkatin erotik më shumë sesa në shumë shkelje të tjera për të cilat duhet të shqetësohet një i krishterë i mirë.

Preferenca për vuajtje dhe sakrificë ka qenë konstante e mësimeve katolike dhe ka rënduar mbi të gjitha në jetën e grave. Për shumë shekuj, ai ka lartësuar sistematikisht sakrificën e trupit, shtypjen e dëshirave sekuale dhe ka fajësuar çdo mendim erotik.

Dhe gratë iu nënshtruan këtyre tabuve deri në kufijtë e të konsideruarit të natyrshme.

Vetëm ndjekëset e misticizmit nuk i bindeshin, duke e transferuar sensualitetin mbi trupin e shenjtë të Krishtit. Dhe për këtë janë qortuar dhe censuruar.  Një kërkim i bërë kohë më parë për letërsinë erotike femërore më zbuloi në mënyrë të habitshme se kemi të bëjmë gjithmonë me një pretendim për lirinë e një kënaqësie vuajtëse. Romane që pretendojnë se ngrenë lart rebelimin dhe lirinë erotike, paradoksalisht përqendrohen te kënaqësia e dhimbjes.

Maksimumi i lirisë konsiderohet zgjedhja e atij që i torturon. Kjo sipas meje është mohim i çdo lirie, skllavëri e dyfishtë pikërisht sepse nuk njihet si e tillë.

Për të gjitha këto arsye, fjalët e papës më duken sot revolucionare dhe me rëndësi të veçantë. Sa keq që shtypi nuk u mor shumë me këtë temë. Kemi të bëjmë me një të madh ndryshim kursi gjatë lundrimit të këtij mijëvjeçari.

"Vetëm ata që i respektojnë me seriozitet nevojat e tyre, kuptojnë më mirë ato të të tjerëve dhe përpiqen të eliminojnë shkaqet që i shtypin ato. Vetëm me “zbritjen” e vuajtjes nga shenjtërimi, angazhimi fetar dhe politik bëhet i pandashëm", thotë Massimo Marnetto. /  Corriere della Sera / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy