Viruset që hyjnë në smartfonët tuaj përmes “derës” së pornos

Viruset që hyjnë në smartfonët tuaj përmes “derës” së pornos

Kërkimi i materialeve porno përmes smarfonëve Android mund të jetë një ide e gabuar. Një në katër viruse që prekin aparatet e platformës Android fshihet pas materialeve me drita të kuqe.

Konkluzioni del nga një raport i “Kaspersky Lab”, sipas të cilit vitin e kaluar 1,2 milionë përdorues Android janë përballur të paktën një herë me probleme për shkak të hyrjes në materiale pornografike.

Bëhet fjalë për rreth 4.9 milionë përdorues, aparatet e të cilëve janë prekur në forma të ndryshme nga viruset kompjuterike.

Ky fenomen ka përmasa më të mëdha sesa ai që prek admiruesit e pornosn nëpërmjet kompjuterit.

Analiza e Kaspersky-t është përqendruar vetëm te Android, sistemi operativ më i përhapur në botë.

Pjesa më e madhe e viruseve është i ashtuquajturi "Clicker",  një program për ë hapur faqet online, i cili regjistrohet në shërbime të ndryshme pa dijeninë e përdoruesit, duke bërë të mundur vjedhjen e parave, të dhënave dhe konsumimin e baterisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy