
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në një intervistë për MCN akuzoi qeverinë për aferë korruptive më të madhe se ajo e inceneratorëve, me projektin e portit të ri të Durrësit.
Ai tha se qeveria anashkaloi bashkëpunimin me kompani europiane, ndërsa bëri marrëveshje me një kompani fantazmë nga Emiratet e Bashkuara përmes të cilës rrezikon që porti të sekuestrohet nga banka.



