
Eksperti i ekonomisë Pano Soko deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se para se transporti publik të bëhet falas duhet të bëhet një ristrukturim total.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Soko tha se duhet të kemi linja të koordinuara që të mos kemi dublime. Sipas ekspertit nëse bëhet ky ristrukturim rritet efikasiteti dhe ulet trafiku.
Më tej, Soko tha se 'transporti publik falas' kërkon një ristrukturim total të buxhetit të bashkisë.
Kemi dalë me një propozim tjetër veç atij të Këlliçit sa i përket transportit publik. Para se të mendojmë nëse mund ta japim falas, duhet ta strukturojmë. Kemi 16 linja, dhe 11 operatorë të cilët kanë itinerare që dublojnë njëri-tjetrin. Për shkak të itinerarit në të njëjtin vend kalojnë disa linja. Kjo sjell një problem, mbingarkesën e trafikut. Një pjesë e trafikut prodhohet nga transporti. E dyta ul efikasitetin, njëra linjë dublon tjetrën. Duhet ristrukturim, si bëhet? Çdo linjë ka një segment të dedikuar, Instituti duhet ta ketë deri të Unaza dhe e lë aty pasagjerët. Duhet të kemi linja të koordinuara të mos kemi dublime. Këto rrisin efikasitetin dhe e dyta ul dhe trafikun. Para se të flasim për transport falas duhet ristrukturim. Transporti nëse mbetet në të njëjtën formë paratë duhet të dalin nga taksat, kjo është çështje tjetër që do shohim kush është matematika, a ka matematikë që e mbështet?
Ke 38 milionë euro që do paguhen çdo vit, janë 15% e buxhetit të bashkisë, të ardhurat nga qeveria dhe ato që mbledh. Kjo nuk mund të vijë pa strukturim total të buxhetit. Kjo do të vijë me koston që duhet të heqim dorë nga diçka tjetër. Këtu merr një rëndësi të veçantë Këshilli Bashkiak. Jemi në limitet e të lejuarit, futemi në një koncept më të madh sesa ky shërbim. Kërkon një ristrukturim të buxhetit.
Qytetarët pse nuk e marrin urbanin, se është i shtrenjtë apo se ka probleme strukturore? Kemi transport publik jo funskional prandaj qytetarët nuk e marrin.



