Koro: Reduktimi i kërkesës së tregut për disa degë vjen për shkak të mungesës së vizionit të ministrive të linjës

Koro: Reduktimi i kërkesës së tregut për disa degë vjen për shkak të mungesës së vizionit të ministrive të linjës

Pedagogu Kastriot Koro tha përmes një lidhje "Skype" me studion e emisionit "MCN Economy" se degët prioritare të studimit përcaktohen nga një bashkëpunim mes stafeve të Universiteteve dhe MASH. Duke vijuar shpjegimin e tij, Koro tha se për disa degë është reduktuar kërkesa në treg dhe kjo gjë vjen edhe për shkak të mungesës së vizionit të ministrive të linjës.

Më tej, Koro tha se degët prioritare në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë ekonomia, agronomia, mjekësia veterinare.

Degët prioritare caktohen mes stafeve të Universiteteve dhe MASH duke përcaktuar ato degë që janë prioritet të ekonomisë. Në UBT degë me prioritet janë degë të fakultetit të ekonomisë, agronomisë dhe fakultetit të mjekësisë veterinare. Shumë degë nuk kërkohen nga tregu, për shembull për degën e zooteknikës kërkesa në treg është reduktuar. Problemi është te vizioni i ministrive të linjës, nuk kanë vizion afatgjatë. Ministritë e linjës siç është e Bujqësisë nuk ka vizion për të induktuar zooteknikë për të ndihmuar fermerët. Degët që kërkohen më shumë janë mjekësia veterinare, kërkohet gjithmonë. Për këtë degë marrim 100 studentë, gjë që nuk është e nevojshme. Një pjesë e studentëve shkojnë në vendet e tjera. Degë e rëndësishme është dhe ekonomia agrare, kjo falë dhe politikave agrare nga BE. Një degë që po kërkohet është dega e turizmit. Diversifikimi i degëve ka bërë që studentët të hallakaten dhe të mos fokusohen tek degët bazë siç është agronomia. Nuk mund të kemi bujqësi të zhvilluar pa agronomë të përgatitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy