Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare nga orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të karakterit lokal në orët e mesditës deri pasdite me kryesisht përgjatë relieveve malore në jug e lindje të vendit. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 32 °C
në vendet e ulëta: 16 / 31 °C
në vendet malore: 12 / 26 °C



