
Dronët rusë goditën mbrëmjen e së mërkurës portin e lumit Izmail në rajonin e Odesas, ku raportohet se janë shkatërruar rreth 40 mijë tonë drithëra. Shqetësimet kanë qenë të menjëhershme në Rumani, pasi pak kilometër më tej është vendi i NATO-s. Vende të ndryshme të botës janë angazhuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Për presidentin e Brazilit Lula da Silva fundi mbetet ende larg. “As Putini, as Zelenski nuk janë gati për paqe”, u tha Lula gazetarëve në një konferencë shtypi. Ukraina ndërkohë po bëhet gati për të marrë F-16-at amerikanë. “Këtë muaj do të fillojë trajnimi i pilotëve tanë ukrainas”, tha presidenti . Avionët amerikanë pritet të përforcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Sa i përket tensioneve të shtuara mes Polonisë dhe Bjellorusisë, amerikanët kanë reaguar më herët duke thënë se SHBA nuk është në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik të paraqitur ndaj Polonisë ose aleatëve të tjerë të NATO-s nga prania e forcave të grupit wagner të Rusisë në Bjellorusi.



