Gjykata Kushtetuese, ditën e sotme mund të nisë zyrtarisht mbledhjet plenare dhe shqyrtimin e çështjeve pas gati 3 vitesh mosfunksionim.
Përparim Kalo, anëtari i gjashtë i saj bëri betimin në Presidencë dhe mori zyrtarisht detyrën.
Ceremonia është zhvilluar paraditen e sotme, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë institucioneve të pavarura.



