COVID-19/ MSH: 6 pacientë lënë spitalin, në total 31 të shëruar

COVID-19/ MSH: 6 pacientë lënë spitalin, në total 31 të shëruar

Gjashtë pacientë kanë lënë ditën e sotme spitalin Infektiv në QSUT, të shëruar nga COVID-19.

Pas testit konfirmues në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga i cili kanë rezultuar negative për COVID-19 mbrëmjen e djeshme, sot 6 pacientë të shtruar në Infektiv janë kthyer në shtëpi.

Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetëizoluar), të cilët janë shëruar. Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

Ministrja Ogerta Manastirliu me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjashtë pacientë të shëruar kanë lënë sot spitalin infektiv.

“Lajm i mire= Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të #shëruar nga COVID-19. Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë. FORCA ekipit të mjekëve të -Infektivit -BashkëJaDalim”, shkruan Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy