Lideri i opozitës ruse bën thirrje për protesta nga burgu

Lideri i opozitës ruse bën thirrje për protesta nga burgu

Lideri i burgosur opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që të marrin pjesë në protestat e organizuara në ditën e ditëlindjes së presidentit rus, Vladimir Putin.

Navalny e ka bërë këtë thirrje, pavarësisht paralajmërimeve nga Kremlini se organizatorët e tubimeve publike do të persekutohen.

“7 tetori është dita ku ne do të flasim, të gjithë së bashku… Putini duhet të na dëgjojë dhe të tërhiqet”, ka shkruar Navalny në një letër të postuar në faqen e tij të internetit.

“ Ai (Putini) ka qenë në pushtet për 18 vite dhe kjo është mjaft”, ka thënë ai.

Navalny, i cili do të garojë për zgjedhjet presidenciale në mars, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që t’i përdorin të gjitha mjetet, përfshirë internetin që të bëjnë fushtatë për zgjedhje fer dhe të hapura./REL

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy