Regjisori Kastriot Çipi foli në emisionin “Arnautistan” në MCN TV për një agresion të liberal globalistëve në raport me familjen.
Ai theksoi se në Shqipëri feja nuk ka luajtur rolin e duhur.
Ndër të tjera Çipi e konsideron ish-Presidentin Donald Trump një politikan me parime konservatore.
E mira e të gjitha partive në Amerikë është që për shkak të ligjit zgjedhor nuk janë të dominuara nga një kryetar. Trump është personalitet i fuqishëm, është karizmatik, ka vlerat e veta. Ka fituar edhe në saj të faktit që ka ardhur jashtë politikës. Besoj që është konservator, derisa ai ato që unë konsideroj shtylla të konservatorizmit i ka në fokus. Fillon me sovranizëm, ‘Amerika e para’. Qëndrimi pro familjes, pro besimit. Një pjesë e madhe në Amerikë janë të krishterë. Politikani edhe nëse s’beson, në vende si Amerika është i detyruar të respektojë ca norma. Nuk mund të kërkosh vota në Amerikë dhe të jesh ateist i deklaruar. Po t’i hyjmë Salvinit dhe Melonit, ku e dimë ne çfarë kanë ata në brendësi për Zotin. Por e rëndësishme është që s’kanë axhendë kundër Zotit. Unë jam ateistit për vete. Por besoj që çdo njeri duhet të ketë të drejtën të besojë. Në fazën ku jemi, në agresionin që kanë liberal-globalistët feja ka një rol për të luajtur. Në Shqipëri nuk po e shoh ketë rol, përveç pastor Akil Panos. Nëse je i djathtë, konservator, të gjitha komunitetet fetare i ke aleate”.



