Ngjela: Protesta s’është lëvizje politike. Rama jeton me forcën e PS, jo me forcën e tij politike (VIDEO)

Ngjela: Protesta s’është lëvizje politike. Rama jeton me forcën e PS, jo me forcën e tij politike (VIDEO)

Avokati Spartak Ngjela deklaron se nuk mund të thuhet ende se protesta dy mujore është lëvizje politike.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai tha se Edi Rama nuk është demokrat por autokrat dhe se prioritet ka pushtetin e tij. 

 

Sipas tij, shqiptarët nuk zgjedhin Ramën, por Partinë Socialiste dhe se Edi Rama jeton me forcën e partisë dhe jo me forcën e tij politike.

 

Në demokraci protestat janë normale, por pyetja është a kanë sjellë ndonjë gjë? Ato janë protesta të studentëve, rinisë dhe simpatizantëve të tyre. Ende nuk mund të themi se është një lëvizje politike. Nuk e dimë nëse do përfundojë në lëvizje politike. 

 

Zakonisht protestat drejtohen nga një ekip politik, edhe nëse nuk janë drejtuar, kur kanë patur masivitet kapen prej tyre. Deri tani nuk kanë një ekip dhe nuk mund të jetë politikë. Ne nuk i dimë ende idetë e tyre. Dimë që duan të rrëzojnë Ramën. 

 

A mund ta rrëzojnë Ramën këta? Janë pak. Por dhe po të ishin shumë, Rama nuk është demokrat është autokrat, ka primar pushtetin e tij. Deri tani nuk ka as fjalime. Zakonisht lider të tillë që janë në momente të tilla në vendet e tyte, kanë elokuencë, fjalime të nivelit të lartë. 

 

Rama nuk mban dot fjalime, ai është, piktor. Megjithatë e ka zgjedhur populli, se ai diti të merrte Partinë Socialiste. Dhe unë iu kam thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë shoqëri e majtë dhe ai është me të majtën. Ai nuk po bën asgjë për Shqipërinë. 

 

Kujt ia kërkon besën Rama? Nuk kam parë t’ia kërkoj ndonjë institucioni apo dikujt. Atëherë pse e përmend? E përmend me një konotacion dhe ide të brendshme, që t’u thotë shqiptarëve që jam i juaji. 

 

Nuk është çështja se shqiptarët zgjedhin Ramën, shqiptarët zgjedhin Partinë Socialiste. Nuk ka rëndësi si e ka marrë, e ka. Fakti që është partia kryesore dhe partia rivale është shumë mbrapa, ky prandaj nuk shqetësohet se e ka të sigurt pushtetin.

 

Jemi në një absolutizëm të majtë, i cili vjen nga përkrahja popullore. Rama ua kërkon besën të vetëve, sepse ka të dhëna se socialistët po grumbullohen kundër tij. Rama jeton me forcën e partisë dhe jo me forcën e tij politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy