Rama zbulon emrat e ministrave të qeverisë së re (VIDEO)

Rama zbulon emrat e ministrave të qeverisë së re (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po shpall emrat e ministrave të qeverisë së re, duke theksuar se synimi i mandatit të katërt është që “Shqipëria të bëhet Europë e Ballkanit”.  Kabineti i qeverisë "Rama 4" duket të jetë një ndërthurje mes ministrave politikë dhe atyre teknikë. 

 

Elisa Spiropalit do t'i besohet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ndërkohë që Shqipëria vijon hapjen e kapitujeve për integrimin në BE. 

 

Rikonfirmohet edhe njëherë në detyrë si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ndërkohë që Mirela Kumbaro bëhet ministre e Arsimit. Emra surprizë janë Besfort Lamallari si Ministër Drejtësie, Evis Sala në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Sofjan Jaupaj si ministër i Mjedisit, apo Andis Salla si ministër Bujqësie. 

 

EMRAT E QEVERISË SË RE 

 

Zv.kryeministër dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku

 

Ministria e Punëve të Brendshme- Albana Koçiu 

 

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme- Elisa Spiropali 

 

Ministria e Financave- Petrit Malaj

 

Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Sportit- Blendi Gonxhja

 

Ministria e MjedisitSofjan Jaupaj 

 

Ministria e Arsimit- Mirela Kumbaro 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale-  Evis Sala 

 

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit- Delina Ibrahimaj 

 

Ministria e DrejtësisëBesfort Lamallari 

 

Ministria e Mbrojtjes- Pirro Vëngu 

 

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Andis Salla 

 

Ministri i shtetit për Pushtetin Vendor- Ervin Demo 

 

Kryenegociatore për IntegriminMajlinda Dhuka, zv.kryenegociatore Adea Prideni 

 

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin- Toni Gogu 

 

Ministre e Inteligjencës Artificiale, përgjegjëse për tenderat- Diella/ E-Albania

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy