
Të paktën 39 persona raportohet se janë vrarë pasi një zjarr shpërtheu në një dyqan në provincën qendrore kineze Jiangxi.
Sipas raportimeve të mediave, zjarri filloi të mërkurën pasdite me orën lokale në bodrumin e një ndërtese në qytetin Xinyu.
Dhjetëra punonjës të shërbimit të urgjencës janë dërguar në vendngjarje dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar. Mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe një numër personash të tjerë.
Pamjet e shpërndara në internet nga Global Times e mbështetur nga shteti treguan retë tymi që ngriheshin nga ndërtesat dhe njerëzit që hidheshin nga dritaret.
Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për një hetim mbi shkakun e zjarrit dhe për "frenimin e vendosur" të incidenteve të tilla vdekjeprurëse në vend.
Zjarri i së mërkurës vjen disa ditë pasi 13 nxënës humbën jetën kur një zjarr shpërtheu në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan.



