Ne jetojmë në kohën e ankthit. Të paktën 61 milionë njerëz në Europë vuajnë nga ankthi. Informacionet nga internet për rreziqet që na kërcënohen si p.sh. terrorizmi, katastrofat natyrore apo mungesa e besimit te qeveritë shkaktojnë ankth te të gjithë.
Sipas një studimi të Shoqatës Europiane të Psikiatrisë, janë 10 aktivitetet që ndikojnë pozitivisht në përballimin e ankthit dhe e eliminojnë atë.
Ato janë: të shkruarit ose të studiuarit, leximi i librave apo ndjekja e serialeve televizive, qëndrimi në ajër të pastër, meditimi, ushtrimet fizike, aktivitete si kërcimi apo të mësuarit e një gjuhe të huaj ose vegle muzikore, kujdesja për lulet apo kafshët shtëpiake, aktivitetet përsëritëse si p.sh. puna me shtiza.



