Del në ankand bari i jahtit të Hitlerit

Del në ankand bari i jahtit të Hitlerit

Një bar gjigant alumini në formë globi, që i përkiste jahtit të Hitlerit 'Aviso Grille', do të dalë në ankand në Maryland për rreth 250 000 dollarë.

Alexander Historical Auctions e përshkruan atë si “një relike fantastike, simbol i madhështisë së rreme dhe luksit të tepruar të Rajhut”. Bari ka qëndruar i fshehur për mëse 70 vjet në një hambar.

Anija e Hitlerit u ndërtua në vitin 1935 dhe jetoi katër vjet më shumë se vetë Furheri. Bari i saj u shpëtua kur anija u çmontua në një kantier detar në lumin Delaware në 1951.

Ky ishte një fund i trishtë për jahtin me të cilin Hitleri donte të lundronte në Tamiz nëse arrinte të pushtonte Britaninë. Metali i ishte shitur ushtrisë amerikane, por, sipas shtëpisë së ankandeve, bari përfundoi në duart e një shoku të pronarit të kantierit, djali i të cilit e mbajti atë.

Identiteti i pronarit aktual nuk u zbulua, por shtëpia e ankandeve citoi një deklaratë prej tij: "Babai im - tha ai - ishte një mik i ngushtë i pronarit të kantierit, i cili e ftoi atë personalisht dhe i dha mundësinë për të blerë lokalin".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy