Vitet e fundit ka një shtim të personave që zgjedhin të bëjnë tatuazhe. Shumica prej tyre janë të rinj, që zgjedhin të përjetësojnë në lëkurë një detaj që ka rëndësi për ta. Por një studim I kryer nga Agjencia Kimike Europiane bën të ditur rreziqet që lidhen me to.
Tatuazhet mund të shkaktojnë kancer dhe mutacione dhe në mënyrë të veçantë një ngjyrë ka rrezik më të madh se të tjerat.
Aktualisht në vendet e BE-së nuk ka një ligj që rregullon përbërjen e bojës që përdoret në tatuazhe. Por nëse disa elementë kimikë të caktuar gjenden në të gjatë kontrolleve, vendoset ndalimi i përdorimit.
Në raport thuhet se boja e kuqe është në mënyrë të veçantë e lidhur me dermatitet, enjtjet dhe infeksionet, për shkak të përbërjes së sulfidit të mërkurit.
Ndërsa rrezikun e granulomës e kanë bojëra si bluja, jeshilja dhe e purpurta.



