Në Colmar të Francës ka nisur seanca ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në gjykatën e Apelit janë mbledhur dhjetëra aktivistë të AAK-së dhe mbështetës të Haradinajt për të pritur vendimin e gjykatë në lidhje me kërkesën e Serbisë për ekstradim të ish-komandantit të UÇK-së.
Në sallë ka arritur edhe Haradinaj bashkë me avokaten e tij franceze.
Seanca ishte paraparë që të fillonte në orën 13:00, por është shtyrë për në orën 14:00.
Ramush haradinaj është ndaluar më 4 janar nga policia franceze në bazë të një fletarresti serb. / KP /



