StayTuned/ Çuko: Në gadishmëri dimër dhe verë, përparësi hapja e korridoreve të zjarrit

StayTuned/ Çuko: Në gadishmëri dimër dhe verë, përparësi hapja e korridoreve të zjarrit

Drejtori i Emergjencave Civile Aurel Çuko i ftuar në emisionin Stay Tuned snë MCN TV ka folur lidhur me detyrën e tij për të cilën u shpreh se ndjehet shumë mirë dhe i vlerësuar. Çuko tha se drejtoria që ai mbulon është në gatishmëri të qytetarëve dhe vendit si në dimër dhe verë dhe se aktualisht për shkak dhe të temperaturave të larta janë në pritje të zjarreve. Ai tha se risi mbreten hotspotet, hapja e korridoreve të zjarrit të cilat e bëjnë punën më të lehtë për ekipet e zjarrfikësve. “Mbuloj drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile në bashki dhe ne si ekip jemi gjithmonë në gatishmëri si në verë me temperatura të larta po ashtu dhe në dimër kur ka reshje të mëdha shiu. Situata është e ngjashme me tani, ne presim zjarre për shkak të temperaturave të larta që janë jo vetëm në Tiranë, por në Ballkan dhe gjithë Evropën. Ne jemi në gatishmëri, deri tani situata është ok, pasi përtej organizimit të mirë që kemi, kemi bërë dhe investime sa i përket hotspoteve që kemi në Tiranë, kryesisht Ndroq, Farkë, Vaqar dhe Pezë, ku kemi hapur korridoret e zjarrit që të kemi mundësi që ekipi jonë i zjarrfikësve të shkojë sa më shpejtë dhe lehtë. Ne kemi një ekip fantastik zjarrfikës. E vetmja problematikë hotsposti është pjesa e Qafës së Priskës zona e Dajtit ku nuk ka mundësi për korridore edhe pse deri tani e kemi menaxhuar”. I pyetur se si u ndjetë kur ju erdhi propozimi, Çuko u tha se u ndje shumë mirë sepse është një vlerësim që u ju bë si nga kryetari i bashkisë po ashtu dhe gjithë stafi. “Situata ishte pak problematike sepse vinte fill pas dy tërmeteve dhe pandemisë, dua të falënderoj dhe kolegun tim që ishte para meje për menaxhimin në mënyrën perfekte që ma bëri situatën dhe punën më të lehtë pasi ishin krijuar strukturat, grupet. Fatmirësisht pas kalimit të këtyre peripecive, le të themi se nuk kemi pasur problematika të mëdha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy