Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje. Autori ka plagosur rëndë me thikë një tjetër shqiptar, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të shoqen.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Montegrotto Terme, pranë një supermarket. Burri i është afruar personit tjetër dhe e ka qëlluar disa herë me thikë kuzhine në gjoks, bark dhe krahë.
Më pas, ai është larguar drejt shtëpisë, ku më pas është gjetur dhe arrestuar nga policia. Ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një operacioni.
Siç shkruajnë mediat italiane, arsyeja e krimit është vëmendja e veçantë që i dëmtuari i kushtonte gruas së autorit.



