Sterilizimi/ Llabani: Beqaj do të merret i pandehur për akuzën ‘Shpërdorim detyre’. SPAK po bën verifikime edhe ndaj Manastirliut (VIDEO)

Sterilizimi/ Llabani: Beqaj do të merret i pandehur për akuzën ‘Shpërdorim detyre’. SPAK po bën verifikime edhe ndaj Manastirliut (VIDEO)

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qëndruar për më shumë se 9 orë e 30 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka dhënë sqarime si person nën hetim në lidhje me dosjen për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Analistja Anduena Llabani, tha për MCN live, se shumë shpejt, ish-ministri Beqaj, do të merret i pandehur  për akuzën “Shpërdorim detyre”.

Ajo që dihet është që ish-ministri Beqaj brenda këtij viti do të merret i pandehur. Shpërdorimi i detyrës është ndër akuzat që Prokuroria ka faturuar z.Beqaj, dhe ka qenë person në hetim deri tani. Marrja e pandehur e ish-ministri të shëndetësisë, me një tender kaq abuziv, siç pretendon Prokuroria kur me lejen e tij janë kryer shërbime dhe është favorizuar kompania duke abuzuar në parat e buxhetit te shtetit do ta çoj atë para përgjegjësi ligjore, juridikisht, seriozisht.

Edhe pse përgjatë atyre orëve në seancë, sepse aty kanë qenë oficerët e policisë gjyqësore që kanë adresuar pyetje ndaj z.Beqaj ndaj ai ka qene i pajisur me shumë dokumente për të dhënë shpjegime në çdo material që prokuroria ka administruar ndaj tij.

Ajo që unë mora si përgjigje kure mora si pyetje se kush ishte thelbi i nje seance maratonë, ishte fakti se Beqaj nuk ka qene dakord me asnjë fakt që Prokuria ka mbledhur ndaj tij.

Pra nuk bëhet fjalë vetëm për kompensimin e raporteve te KLSH.

Sipas Llabanit, Beqaj ka argumentuar se gjatë seancës së pyetjeve, ai është munduar të argumentojë që ka vepruar konform ligjit.

Në seancën që është bërë dje, Prokurorët janë përpjekur që i argumentojnë atij të gjitha shkeljet që janë bërë me qëllim të favorizimit të kompanisë e cila fitoi projektin.

Tani nëse Beqaj la argumentuar se çdo gjë e ka bërë konform ligjit.

Analistja Llabani, konfirmon se sipas burimeve, SPAK po kryen verifikime edhe ndaj ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëse ka ndjekur të njëjtën vijimësi të kontratës me kompaninë e sterilizimit.

Janë duke u kryer verifikime në lidhje me mënyrën se si është zbatuar kontrata për Sterilizimin edhe nga ana e ministres Manastirliu, nëse do të shikohet te pjesa e zbatimit, sot SPAK dhe oficerët po verifikojnë nëse ajo ka vazhduar të njëjtën linjë me ish-ministri paraardhës, ose kush kanë qenë veprimet që kanë kryer ajo.

Nëse do të rezultojë që Manastirliu ka kryer të njëjtën procedurë ose të njëjtën linjësi me të, atëherë do të merret person nën hetim, pra po bëhen verifikime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy