Një person ka mbetur i plagosur, pas përplasjes së një autoambulance me një automjet tip “Ford” në superstradën Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth ores 7:00 të mëngjesit të së dielës, pranë kryqëzimit të Shën Kollit.
Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Ford” është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake në autoambulancën e spitalit të Laçit nuk kishte pasagjer, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij aksidentit.



