Këngëtarja amerikane Miley Cyrus dhe i fejuari i saj Liam Hemsworth janë drejtë altarit, por duket se një zënkë mes dyshes mund ta çonte lidhjen e tyre në përfundim, shkaka për këtë është bërë kontrata e tyre martesore.
Burime pranë revistës “OK! Australia” bënë me dije se çifti kaloi një zënkë shpërthyese me “ulërima dhe të qara” kur erdhi momenti për të diskutuar këtë detaj, me Liam që u “ofendua thellësisht” kur nusja e tij e ardhshme i dorëzoi një kontratë paramartesore që ai duhej ta firmoste. Burimet shtuan gjithashtu se “Miley u tregoi miqve të saj se Liam u tërbua. Ata nuk bërtasin kurrë, por këtë herë kishte ulërima dhe të qara”. Madje duket se historia ka shkuar deri aty sa ajo “mendoi që Liam do t’i jepte fund marrëdhënies”. Megjithatë, duket se në fund të ditës diçka e tillë nuk ka ndodhur.



