
Merita hajdari, e cila jeton me mbledhje kanoçesh në kosha, por që rezulton milionere e inceneratorëve, e ftuar sot në emisionin "Të Paekspozuarit" te gazetari Ylli Rakipi, në MCN TV, mëtoj të tregoj se nuk e ka idenë se nga i doli emri lidhur me këtë aferë.
Shkova vet në SPAK dhe u thashë që unë kam dalë biznesmene me dokumente false. Shkova dje te rajoni 3 dhe i thashe “çështë kjo gjë që më ka dalë në tv”.
Ata më thanë shko te drejtoria e madhe dhe ua sqarova. Ai më tha: rri moj nënë se ti nuk ke lidhje me këto gjëra. Ik rri e qetë. Dola jashtë dhe thashë që drejtësinë do ta kërkoj. Dua të di kush mi ka bërë këto falsifikime. Unë jetoj me fukarallëkun tim, nuk dua të dal kështu të më shohë gjithë bota. Këtë Klodian Zoton nuk e njoh as nuk dua ta njoh, se më ka vënë në shpinë gjithë këtë ngarkesë.
Unë jam hallexhie, nuk jam bose. Unë dua drejtësi. Jam pa shtëpi, jam invalide. Kam bërë dokumentet për shtëpi në Bashki.



