Edhe pse me mbi 20 milion banorë, Pekini ka regjistruar më pak se 900 raste pozitive me koronavirus dhe vetëm 9 viktima si pasojë e infektimit.
Meritë e gjithë këtij suksesi, është një 52-vjeçar i cili sapo konstatoi se nuk ndihej mirë, i lodhur dhe me ethe, iu drejtua spitalit me biçikletë.
Tang shmangu përdorimin e metrove dhe taksive, I ndërgjegjshëm se mund të infektonte të tjerë persona në rast se do të rezultonte pozitiv me Covid-19.
Pekini prej 2 muajsh nuk kishte pasur asnjë rast pozitiv, dhe kjo e bënte 52-vjeçarin të mendonte se mund të ishte ftohur nga përdorimi i kondicionerit pasi temperaturat ishin shumë të larta, por gjithesesi preferoi të mos kishte kontakt me asnjë person tjetër.
Tang iu drejtua spitalit në 10 qershor me biçikletë, në një kohë kur temperaturat ishin shumë të larta dhe një ditë pas kryerjes së tamponit rezultoi pozitiv me Covid-19.
Gjesti i Tang është konstatuar nga autoritetet si “shpëtimi” i Pekinit, duke e ruajtur kryeqytetin nga një shkatërim ekonomik dhe shëndetësor.
Ai arriti të kujtonte me përpikmëri të gjithë personat që kishte takuar nga 30 maji deri në 10 qershor dhe arriti të identifikonte 38 persona me të cilët kishte pasur kontakt.
Autoritetet arritën të bënin gjurmimin dhe hetimine epidemiologjik për të gjitha rastet duke arritur edhe izolimin e zonës për të shmagur përhapjen e koronavirus.
Nëse Tang nuk do të kishte bërë detyrën e tij, kjo arritje do të kishte qënë e pamundur.
Në ato ditë dramatike, drejtori i Komisionit të Parandalimit të Shëndetit doli në televizion për të lavdëruar qytetarin Tang: "Nëse ai nuk do të dilte përpara, nëse nuk do të kishte ardhur me biçikletë në vend të transportit publik, nëse nuk do të kishte pasur një kujtesë të jashtëzakonshme, tani do të ishim vërtet në telashe. '



