Dyshohet se kanë abuzuar me fondet e shërbimit të Frontex, pezullohen nga detyra 25 efektivë në Korçë

Dyshohet se kanë abuzuar me fondet e shërbimit të Frontex, pezullohen nga detyra 25 efektivë në Korçë

Prokuroria e Korçës ka proceduar penalisht 25 punonjës të Drejtorisë së Policisë Korçë dhe të Drejtorisë së Kufirit e Migracionit.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Nga ana tjetër, gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra të këtyre punonjësve.

Sipas prokurorisë së Korçës, punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve dhe shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex.

Hetimi është shtrirë për periudhën 2020-2024 dhe të proceduar rezultojnë veç punonjësve të policisë edhe drejtues të niveleve të larta. Mësohet se hetimi disa vjeçar është shtrirë në të gjitha pikat doganore të qarkut juglindor në të cilët vepronte shërbimi i Frontex.

Burime pranë prokurorisë thonë se abuzimi financiar deri në këtë fazë të hetimit arrin në vlerën e 400 mijë euro, duke falsifikuar edhe dokumentet financiare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy