Gazetarja investigative Odeta Gjevori, një rrëfim për jetën dhe profesionin

Gazetarja investigative Odeta Gjevori, një rrëfim për jetën dhe profesionin

Gazetarja e emisioneve investigative, Odeta Gjevori, ishte e ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku ndau një rrëfim të veçantë mbi jetën dhe rrugëtimin e saj profesional në fushën e gazetarisë.

Ajo tregoi se si hapat e parë i hodhi në një radio universitare në Elbasan, gjatë kohës kur studionte për gazetari. 

E nisa gjithçka në një radio të vogël të universitetit. Ishte hera e parë që dëgjoja zërin tim në transmetim, dhe aty kuptova që ky do të ishte profesioni im. 

Në fakt, fillimisht kisha fituar të drejtën për të ndjekur degën e infermierisë, por fati më çoi në gazetari  dhe mendoj se ka qenë një zgjedhje e lindur. 

Radioja ishte baza e formimit tim si gazetare. Kisha një zë të përshtatshëm për mikrofonin dhe shumë dashuri për komunikimin. 

Për pesë vite me radhë punova në emisione të mëngjesit, nga një radio në tjetrën. Elbasani, në atë kohë, kishte disa televizione e radio lokale dhe kjo më ndihmoi shumë të përfitoja eksperiencë.

Pas përfundimit të masterit shkencor në Tiranë, Odeta vendosi të vazhdonte rrugën në mediat e kryeqytetit.

 Në fillim realizoja emisione radiofonike që u shndërruan më vonë në formate televizive, një lloj podcasti i hershëm ku ftoja personazhe për t’i promovuar. Më pas, duke qenë se isha ndër të parat që realizoja diçka të tillë, mora besimin e një televizioni lokal dhe paralelisht punoja edhe si korrespondente për ‘Aldo Morning Show’.

Rruga drejt emisionit “Stop” nisi në vitin 2014, kur për herë të parë doli në terren si gazetare investigative.

Ishte një eksperiencë krejt tjetër. Çdo ditë mësoja rregulla të reja, ligje të reja dhe situata që kërkonin kurajo. Kjo punë nuk është vetëm profesion është stil jete. 

Mikrofonin e kam pasur që në ditën e parë, dhe ende sot e ndjej si pjesë të vetes.

Çdo ditë është një rrezik më vete. Kam kaluar situata të sikletshme, por mendoj se fakti që jam grua shpesh ndihmon, njerëzit të perceptojnë ndryshe, e ndonjëherë kjo i zbut gjërat.

Në pjesën më të ndjerë të intervistës, ajo foli për momentet e vështira personale, kur humbi bashkëshortin. 

Jeta ime mori një tjetër drejtim kur humba burrin. Vajza ime, Hana, ishte vetëm tre muajsh.

 Duhej të vazhdoja për të. Media më mësoi të ringrihem, të jetoj me ritmin e saj dhe të gjej forcë çdo ditë.

Hana më ngjan shumë, ka një dozë rebelizmi si unë, por është më e qetë, si babai i saj.

 Kur më sheh në televizion, thotë me krenari: ‘Jam Hana e Stopit!’ Dhe kjo është ndjenja më e bukur që mund të kem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy