Arabia Saudite hap dyert për herë të parë për turistët e huaj (VIDEO)

Arabia Saudite hap dyert për herë të parë për turistët e huaj (VIDEO)

Arabia Saudite do t’i hap dyert për turistët ndërkombëtarë për herë të parë.

Të premten, autoritetet atje njoftuan se do të ofrojnë viza për 49 vende dhe se do t’i zbusin kodet e veshjes për vizitoret gra, njofton BBC news.

Ministri i turizmit, Ahmad al-Khateeb, e përshkroi këtë si një “moment historik” për vendin.

Vizat, deri më tash, janë dhënë kryesisht për pelegrinët, njerëzit e biznesit dhe punëtorët migrues.

Arabia Saudite gjithashtu shpreson të sigurojë investime të huaja në industrinë e turizmit.

Ajo synon që turizmi t’i rritet nga 3% në 10% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2030.

“Vizitorët do të befasohen nga thesaret që i kemi”, tha ministri al-Khateeb.

Jomyslimanët ende nuk do të lejohen të vizitojnë qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës dhe ndalimi i alkoolit do të mbetet në fuqi.

Më shumë detaje për skemën dhe vendet që kanë të drejtë për viza do të jepen më vonë.

Hapja e turizmit është prioritet në reformat e princit saudit të kurorës, Mohamed bin Salman, i cili synon të zvogëlojë varësinë e Arabisë Saudite nga nafta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy