Hemodializa/ Hapçiu: Dhjetëra pacientë nga Kukësi po trajtohen falas në Prizren. Shpresojmë të arrihet reciprociteti për kosovarët në Shqipëri

Hemodializa/ Hapçiu: Dhjetëra pacientë nga Kukësi po trajtohen falas në Prizren. Shpresojmë të arrihet reciprociteti për kosovarët në Shqipëri

Rexhep Hapçiu, shefi i repartit të Hemodializës në Spitalin e Prizrenit bëri me dije për edicionin e lajmeve në MCN TV se aktualisht në këtë spital po trajtohen pa pagesë 16 pacientë nga Kukësi. Ai tha se e njëjta gjë nuk ndodhë me shtetasit nga Kosova në Shqipëri, por vuri në dukje se shpreson që dy ministritë do shkojnë drejt një shërbimi reciprok. Ndër të tjera Hapçiu shtoi se falë dakordësisë mes dy bashkive, në Spitalin e Prizrenit ofrohen edhe shërbime të tjera që nuk kryhen në Kukës. 

“Aktualisht në repartin e hemodializës trajtohen 16 pacientë nga bashkësia e Kukësit. E kanë trajtimin të njëjtë si qytetarët e tjerë të Kosovës. Reparti i hemodializës në Prizren me gjithë rrethinën trajtojnë 2020 pacientë. Nga bashkia e Kukësit kemi 16 pacientë. Me marrëveshjen mes ministrive pacientët nga rajoni i Kukësit asgjë nuk paguajnë për trajtimin e hemodializës në Prizren. Trajtohen njëjtë si pacientët të Kosovës. Ne na nevojitet vetëm karta e identitetit dhe flet-dalja nga spitali”, tha Hapçiu.

“Për neve nuk ka pengesa. Vitin e tërmetit në Durrës, kemi trajtuar dy pacientë nga Durrësi. Ne i trajtojmë sikurse janë pacientë kosovarë, nuk bëjmë dallim a janë nga Shqipëria a nga Kosova. Ka qenë marrëveshje e ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Me sa jam i njoftuar nuk ndodh e njëjta gjë në Tiranë. Pacientët kosovarë kanë ankesa pse bëjnë pagesa në Republikën e Shqipërisë, por shpresoj që së shpejti do arrihet një farë marrëveshje që ky shërbim të jetë reciprok. Në rajon kushton 120-250 euro. Në vendet e Perëndimit tarifa është shumë më e lartë, fjala vjen në Gjermani. Me shqiptarët e Maqedonisë s’ka marrëveshje zyrtare. Ministria e Shëndetësisë është duke lobuar dhe besoj që do ta arrijnë një rrugë të përbashkët, që të trajtohen njëjtë si kosovarët në Shqipëri, ashtu edhe shqiptarët në Kosovë. Shumica e pacientëve trajtohen 3 herë në javë në dializë, një seancë zgjat 4 orë. Pacientët nga bashkia e Kukësit vijnë për shërbime që nuk kryhen në spitalin e Kukësit. Janë kryer shumë shërbime pa pagesë”, shtoi ai. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy