Basha: Lufta kundër korrupsionit misioni ynë. Lefter Koka jo vetëm ‘kokë turku’

Basha: Lufta kundër korrupsionit misioni ynë. Lefter Koka jo vetëm ‘kokë turku’

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një konferencë me mediat ku iu drejtua qytetarëve shqiptarë me katër mesazhe të qarta ku u shpreh se lufta kundër Korrupsionit është njësoj si dekriminalizimi, është jetike për Shqipërinë.

Teksa ka folur për arrestimin e ish-ministrit Leftr Koka, ai tha se pa rezultate konkrete në këtë luftë, asgjë nuk mund të ndryshojë!

Dje SPAK ka arrestuar Lefter Kokën dhe disa bashkëpunëtorë në aferën e inceneratorëve sikundër ka shpallur në kërkim dhe disa të tjerë. Sot dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me katër mesazhe të qarta të cilat në fakt i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve nisur nga afera të ndryshme korruptive por padyshim nga afera më e madhe ajo e mafies së inceneratorëve.

Mesazhi i parë është që për PD lufta kundër korrupsionit është jetike, vendimtare për Shqipërinë, për shtetin ligjor, për të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha për mirëqenien e shqiptarëve. Problemi numri një është problemi i varfërisë. Problemi i keqenies së shqiptarëve është problemi i keqqeverisjes dhe problemi nr 1 i keqqeverisjes është korrupsioni. Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur.

Mafia inceneratorëve ka qenë një nga sponsorizuesit kryesorë për të hequr çdo lajm, për të hequr dhe gazetarë nga puna. Mjafton të shikosh qoftë në median tradicionale, qoftë në portale se si e kanë mbytur me reklama inceneratorët vetëm për të heshtur dhe mbyllur gojët e njerëzve. Kemi qenë për 3 javë duke denoncuar aferën e inceneratorëve. Jemi drejtuar me thirrje dhe së fundi dhe me hapa ligjorë SPAK-ut.

Njësoj siç është i rëndësishëm dekriminalizimi, njësoj është e rëndësishme lufta kundër korrupsionit për mirëqenien e shqiptarëve. Pa rezultate konkrete asgjë nuk ndryshon, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë asgjë nuk mund të ndryshojë. Për mua dhe PD misioni numër 1 është lufta kundër korrupsionit.

PD e mbështet pa kushte drejtësinë kundër korrupsionit. Në veçanti përshëndes ata prokurorë që kanë filluar të godasin korrupsionin krahas presionit haptas në të gjitha format për të mos hetuar aferat e pushtetarëve.

Ndërsa ne ashtu sikurse kemi bërë deri më sot do bëjmë detyrën tonë me denoncimeve pra do vazhdojmë të bëjmë punën tonë për korrupsionin galopant të qeverisë Rama dhe do përkrahim të gjitha goditjet që drejtësia i bën korrupsionit. Natyrisht do donim që kjo të kishte nisur më parë, por më mirë vonë se kurrë. Natyrisht do donim dhe presim që goditjet të jenë të plota dhe e vërtetë dhe të mos mjaftohet me koka turku. Natyrisht Lefter koka nuk është vetëm kokë turku, por Lefter Koka nuk mund të bënte 17 vendime qeverie brenda ditës. Edhe ish qeverisja e PD ka pasur korrupsion dhe ne jemi të vendosur ta luftojmë dhe atë nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët nëse nuk ka luftë kundër korrupsionit në nivele të larta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy