"Jelekët e verdhë", arrestohet ish-boksieri, filmohet duke grushtuar policinë franceze (VIDEO)

"Jelekët e verdhë", arrestohet ish-boksieri, filmohet duke grushtuar policinë franceze (VIDEO)

Një ish-boksier profesionist i cili u filmua në fundjavë duke goditur një oficer policie në një urë në Paris gjatë protestës së "jelekëve të verdhë" është arrestuar nga policia në Francë.

Në pamjet, duket një njeri që godet policin, i cili bie në tokë pasi ishte nisur në drejtim të protestuesve në një urë mbi lumin Seine.

Trajneri i tij i mëparshëm ka mbrojtur boksierin, duke thënë se incidenti ishte në përgjigje të një sulmi policor ndaj një gruaje.

Rreth 50,000 protestues dolën në rrugë të shtunën në qytetet franceze.

Personi, i cili është identifikuar nga mediat franceze si 37-vjeçari Christophe Dettinger, është një ish-boksier i peshave të rëndë profesional.

Ai u dorëzua në polici dhe u arrestua menjëherë, njoftoi ministri i Brendshëm francez.

Ai u shoqërua nga avokati i tij dhe një kërkim u krye gjithashtu në shtëpinë e tij, thonë raportet.

Në fundjavë, nisën përsëri protestat e jelekëve të verdhë të parat për 2019 pas një pezullimi gjatë periudhës festive.

Rreth 50,000 vetë dolën në rrugë përsëri të shtunën në qytete rreth Francës më shumë se protesta e javës së kaluar, por më pak se 280,000 që dolën në nëntor.

Disa protestues me kamionë koditën dyert e ministrisë dhe të zëdhënësit të qeverisë Benjamin Griveaux në Paris, të cilët denoncuan sulmin dhe e quajtën atë si një "sulm të papranueshëm në Republikë".

Ajo filloi si një protestë për një taksë të karburantit në nëntor u përshkallëzua në një zemërim të gjerë me rritjen e kostove të jetesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy