
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kisha e Shën Palit në qytetin e Durrësit ka uruar besimtarët e Krishterë.
Teksa ka uruar Krishtlindjet dhe ka shprehur lutjet për të goditurit nga tërmeti, Basha bëri thirrje për një bashkim më të madh e të fuqishëm për të përballuar çdo të keqe, sikurse u shpreh ai.
“Nga kisha e Shën Palit uroj besimtarët e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Krishtlindje të gëzuara! Në vecanti mendimet dhe lutjet e mia janë me të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kjo festë sjelltë besim, shpresë dhe iua mbushte zemrat me dritë gjithë shqiptarëve. Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata në nevojë, në veçanti për ata më të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe qoftë kjo festë, kjo ditë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, më të fuqishëm si një familje për të përballuar cdo të keqe dhe për të dalë në ditën e begatisë dhe bekimit të zotit.”



