Ivanka Trump vijon për të dytën ditë radhazi vizitën e saj në Vlorë, ku së bashku me delegacionin e arkitektëve ndërkombëtarë ka shkuar sërish në zonën e Zvërnecit, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti elitar. Një ditë më parë, ajo është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.



