Covid-19/ Trump: SHBA e gatshme për t’u përballur me kulmin e përhapjes së virusit

Covid-19/ Trump: SHBA e gatshme për t’u përballur me kulmin e përhapjes së virusit

Presidenti Donald Trump është shprehur se SHBA-të do të jenë në “një formë shumë të mirë” për sa i përket numrit të respiratorëve deri në kohën e pikut të shpërthimit të pandemisë në vend.

Trump deklaroi se të paktën dhjetë kompani amerikane po punojnë për prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe një pjesë e tyre mund të eksportohen.

Covid-19, shkakton pengesë në frymëmarrje, pasi godet mushkëritë. Respiratorët ndihmojnë në lehtësimin e frymëmarrjes tek pacientët.

SHBA ka më shumë se 163 mijë raste të konfirmuara dhe mbi 3 mijë viktima si pasojë e koronavirusit.

Nju Jorku është shteti më i goditur në Amerikë, duke regjistruar 914 viktima.

Javën e kaluar, SHBA kaloi Italinë dhe Kinën për numrin e të infektuarve me Covid-19.

Trump: Realizuam një milion teste

Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer rreth 1 milion teste për koronavirus.

Deklarata e Presidentit u bë në një kohë kur  në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe e ka kaluar shifrën 3000 me mbi 163 mijë persona të infektuar.

Sot arritëm një moment historik në luftën tonë kundër koronavirusit. Më shumë se 1 milion amerikanë janë testuar, më shumë se çdo vend tjetër deri tani. Askush nuk mund të krahasohet,” tha ai.

Ritmet e testimit janë shumë të rëndësishme për strategjinë e identifikimit, izolimit dhe kurimit të pacientëve me koronavirus në mënyrë që të vihet nën kontroll epidemia.

Presidenti deklaroi të dielën një zgjatje deri më 30 prill të afatit të masave kundër përhapjes së sëmundjes.

Ekspertët shpresojnë se deri më 30 prill, me shtimin e ritmit të testimeve, mund të identifikojnë dhe izolojnë individë të infektuar dhe përmes masave të distancimit social, të pengojnë transferimin e virusit tek persona të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy