Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith, nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump ka imunitet nga ndjekja penale për dyshimet se ka tentuar të përmbysë rezultatin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Vendimi nënkupton që rasti do të vazhdojë të kalojë në procedurat e apelit. Prokurori i Posaçëm i ka kërkuar gjykatës që ta trajtonte këtë çështje në mënyrë të përshpejtuar.
Ndërsa prokurorët e kanë akuzuar Trumpin, kandidatin më favorit nga radhët e republikanëve për të fituar nominimin për garën presidenciale më 2024, se ka tentuar të pengojë Kongresin për të certifikuar fitoren e presidentit aktual, Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020. Trump ka thënë se ky rast duhet të përmbyset, pasi ish-presidentët amerikanë nuk mund të përballen me akuza penale për veprime që lidhen me detyrat e tyre zyrtare.



