Dulellari: Çmimi i grurit shumë i ulët krahasuar me cilësinë, nuk mund të ngelet stok (VIDEO)

Dulellari: Çmimi i grurit shumë i ulët krahasuar me cilësinë, nuk mund të ngelet stok (VIDEO)

Arben Dulellari, drejtor bujqësie në bashkinë e Maliqit në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se në këtë zonë janë rreth 4 mijë ha grurë, nga të cilat priten të merret rreth 40 kv për hektarë. Ai tha se ka pasur mjaft dëme për shkak të lagështisë, ndërsa theksoi se cilësia e prodhimit vendas mbetet me një cilësi shumë të mirë. Sipas tij, për shkak të ndryshimeve të kushteve klimatike prodhimi këtë vit pritet të jetë më i ulët se ai i vitit të kaluar. “Në bashkinë Maliq numërtohen rreth 4 mijë ha tokë të mbjella me grurë, nga të cilat parashikohet se prodhimi është rreth 40 kujntal për hektarë. Çmimi i grurit në këto ditë është 300 lekë të vjetra për kg, por mendoj se çmimi është më i ulët seç e meriton të jetë sepse është prodhim vendas me një cilësi të lartë dhe është shumë herë më i mirë se prodhimi i importuar. Fermerët duhet ta ruajnë për të pritur një çmim më të mirë sepse gruri tregtohet në periudha të ndryshme. Duhet të bindim konsumatorët dhe pronarët e fabrikave për cilësinë e prodhimit. Krahasuar me vitin e kaluar këtë vit do ketë prodhim më të vogël të grurit kjo për shkak të ndryshimeve klimatike dhe duhet theksuar se fermerët nuk duhet të fusin varietete të patestuara. Vitin e kaluar kemi realizuar diku te 45 kuintal për ha ndërsa këtë vit pritet të jetë 40-42. Mendojmë se së shpejti do kemi një rritje të çmimit të grurit sepse eksperienca e viteve të tjera e ka treguar këtë, ndërsa duhet të zvogëlohet dhe importi i grurit nga jashtë për të shitur prodhimin vendas për të cilin nuk mendoj se do mbetet stok për shkak dhe të cilësisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy