Gazetari Robert Papa, autor i emisionit “Fokus” tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se Trump është i bindur se tarifat ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, do t’i sjellin një shumë të madhe në buxhet SHBA-ve, që do ulë defiçitin. Megjithatë ai shton se ky është një lloj bixhozi që po luan Trump, pasi nëse dështon sondazhet në favor të tij do të bien. Papa thekson se pezullimi i ndihmave nga SHBA për Ukrainën, është një kambanë alarmi për këtë vend, pasi nuk dihet sa mund të rezistojë Kievi në konflikt.
“Përkohësisht stoqet ranë 650 pikë, por kjo ndodhi edhe herën e parë. Nuk është tipike tarifë-tarifë, janë si forcë për negociatat të z.Trump. Preteksi është te fentalini, droga që është përgjegjëse për 100-150 mijë amerikanë në vit. Trump është bindur që këto vende përfitojnë nga Amerika. Kanadaja ka tarifa për shumë produkte amerikane, si logjikë edhe Amerika duhet të vendosë. Z.Trump bën gambling, një lloj bixhozi, pasi nëse dështon poll-et e tij bien.
Trump është i bindur që përmes tarifave do marrë një shumë të madhe që do kalojë te buxheti, për të ulur defiçitin në SHBA. Trudeau dhe presidentja e Meksikën, s’kanë forcë, një muaj tarifa janë vdekjeprurëse për dy vendet. Tarifat kanë funksionuar dikur, dhe presidentët e parë me tarifa mbanin buxhetin.
Ai ka thënë që ditën me parë do ta zgjidhë me Ukrainën, dhe nis me pezullimin e ndihmave. Ai kërkon që Zelensky të kërkojë një falje publike. Nuk mund t’i japësh leksion Presidentit në Zyrën Ovale. Zelensky është njeri jo i prekur politikisht, ka një traumë nga lufta, dhe ra në atë grep që i hodhi zv.Presidenti.
Ursula ka qenë ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë, dhe në kohën e saj ushtarët gjermanë kanë pasur pushkë prej druri. BE politikisht s’ka forcë, ushtarakisht s’kanë forcë. E gjithë GDP-ja e Europës është sa gjysma e SHBA-ve. Qeveritë e majta radikale kanë bërë që të bjerë rritja ekonomike. Nuk respektohet votuesi. CDU shkon e bën koalicion me të majtën. Ky establishment e ka dëmtuar dhe e dëmton Europën. Amerika e ka bërë të qartë që s’u mbroj më nga Rusia.
Trump kërkon të ndërpresë lidhjen mes Rusisë dhe Kinën. Europa duhet të përballet vet me Rusinë. Pezullimi është kambanë alarmi, sa mund të rezistojë ushtria ukrainase. A ka korrupsion me ndihmat? Ka. Armatimet e dërguara nga amerikanët në Ukrainë, janë kapur te kartelet e drogës në Meksikë”.



