Fatkeqësisht Përparim Seati, i cili u plagos medistën e sotme me thikë në Patos, ka ndërruar jetë 6 orë pasi u fut në operacion. 46-vjeçari u kap me fqinjin e tij për arsye banale sipas policisë dhe përfudimi ka qenë trishtues.
Alionid Sali, pasi u kap me Përparimin me preteksin ‘përse më shikon’, e goditi me thikë duke e lënë të plagosur. Menjëherë 46-vjeçari u dërgua në spital dhe mjekët dhanë urdhër që me urgjencë t’i nënshtrohet operacionit, të cilit fatkeqësisht nuk i mbijetoi.
Pas ngjarjes fqinji i Përparimit tentoi të largohej drejt Mallkastrës, por pas disa orësh u arrestua nga policia.



