Gjykata e Colmarit në Francë ka vendosur lirimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj. Në këtë mënyrë, gjykata ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij. Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta. Pas lirimit, Haradinaj e quajti këtë vendim fitore të të gjithë shqiptarëve.
“Procedura u mbyll, është refuzuar kërkesa për ekstradim, që nga ku moment tani jam i lirë për t’u kthyer. Do shkoj të marr pasaportën në Strasburg. Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Janë humbur 4 muaj , koha është e çmueshme. Shqiptarët kanë fituar në këtë përballje.
Faleminderit ju që jeni këtu. Faleminderit të gjithëve që më keni përkrahur. Sot u krye kjo procedurë, ju kemi vonuar. Kam dëshirë t’ju marr të gjithëve në Kosovë”, tha ai.



