Një plagosje me thikë është regjistruar në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë përfshirë në një konflikt të çastit, gjatë të cilit njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.
I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është kapur nga policia.



