Vazhdimisht kryeministri Rama surprizon publikun me sjelljen ekstravagante, të shpenguar dhe sportive.
Sot në mesdite, kryeministri Edi Rama është shfaqur sportiv me panatollana të shkurtra, "T-shirt" dhe atlete.
Pasi ka drekuar në një restorant që gatuan prodhime deti, në Rrugën “Ismail Qemali”, vetëm 200 metër larg Kryeministrisë, Rama i shoqëruar nga truprojat, ka preferuar të ecë pak metra në këmbë.
Megjithëse binte shi, Rama vazhdoi të ecte pa çadër, ndërkohë që njerëzit ndiqnin me sy, derisa kreu i qeverisë ka hipur në makinën e tij./TemA TV



