Në autobusin që vinte nga Italia, sekuestrohen 500 mijë euro në Portin e Durrësit

Në autobusin që vinte nga Italia, sekuestrohen 500 mijë euro në Portin e Durrësit

Një shumë prej rreth 500 mijë euro janë sekuestruar në një autobus në Portin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije për MCN se janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që ndodhej në tragetin që vinte nga Bari në Itali.

Numërimi i parave vijon, ndërsa autobusi aktualisht mbahet i bllokuar në pikën e dytë të kontrollit në portin e Durrësit.

Mësohet se janë shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin e kapjen e  personave të përfshirë. 

Njoftimi i policisë:  Durrës/Informacion paraprak. 

Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës. 

Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro. 

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e  personave të përfshirë. 

Në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy