
Një tjetër sulm kibernetik është raportuar mbi sistemin TIMS në Shqipëri.
Pas Kapshticës dhe Qafë Thanës, edhe Kakavija, që prej mbrëmjes së djeshme në orën 20:00 ka qenë jashtë funksionit.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se agresorët që kanë sulmuar TIMS-in janë të njëjtët me ata që sulmuan shërbimet qeveritare më 15 korrik 2022, dhe vendi po punon me aleatët për t’i bërë të padepërtueshme këto sulme, në vazhdim.
Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS!
Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
Për shkak të problemeve me sistemin TIMS të regjistrimit të udhëtarëve, radhë të gjata udhëtarësh janë krijuar në të dy krahët e kufirit.
Në këto kushte, Policia Kufitare është udhëzuar të veprojë me regjistrat manualë.



