Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kery, në Tiranë ka bërë jeohnë edhe në mediat ndërkomëbtare.
Agjesia e lajmeve “Associated Prees” dhe “Reuters” e kanë pasqyruar hap pas hapi këtë vizitë të Kerry në vëndin tone. “Associated Press” ka shkruar se John Kerry po viziton Shqipërinë për të bërë një shtysë që të miratojë një paketë të madhe të reformave gjyqësore dhe legjislative. Më tej kjo e perditshme ka raportuar se Sekretari Amerikan, u ka bërë thirje partive opozitare për të mbështetur paketën ligjore që ësthtë tani në Paralamet. Ai tha se reformat do të jenë një hap i rëndësishëm përpara në përpjekjen e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu një tjetër temë e diskuatuar ishte dhe krijimi i një gjykate anti-korrupsion dhe një zyre të prokurorisë, si dhe një organ kombëtar hetues të ngjashme me atë të Byrosë amerikane Federale të Hetimeve. Në fund “Associeted Press” shkruan se Reforma në sistemin e drejtësisë është përpjekja e fundit për të pastruar atë që dikur është konsideruar si një nga qeveritë më jofunksionale të Europës.



