Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ndodhet në Kosovë për një vizitë dyditore me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Veseli do të takohet me homologun e tij sot në orën 09:30, ku pas këtij takimi do të ketë deklaratë për media.
Pjesë e delegacionit të kryesuar nga Ruçi janë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla; kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, dhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Po sot, kryeparlamentari Ruçi do të takohet edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.



