Tanket izraelite pushtojnë rrugën kryesore të Rafah-ut dhe rrethojnë pjesën lindore

Tanket izraelite pushtojnë rrugën kryesore të Rafah-ut dhe rrethojnë pjesën lindore

Tanket dhe trupat e IDF kanë marrë kontrollin e rrugës kryesore që ndan pjesën lindore dhe atë perëndimore të Rafahut dhe kanë rrethuar të gjithë anën lindore të qytetit, në jug të Rripit të Gazës.

Lajmi raportohet nga Reuters, e cila citon dëshmi për shpërthime dhe të shtëna  të vazhdueshme në lindje dhe veri-lindje të qytetit.

Banorët përshkruan shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri, me luftime midis forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik. 

Hamasi tha se kishte zënë pritë disa tanke izraelite pranë një xhamie në pjesën lindore të qytetit, një shenjë se izraelitët kishin depërtuar disa kilometra nga lindja në periferi të qytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy