Tridhjetë vjet pas katastrofës, çështja e ndotjes nga rrezatimi i Çernobil akoma nuk është zgjidhur. Më 26 prill 1986 shpërtheu një reaktor në centralin bërthamor Çernobil në Ukrainë, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore të paparë kurrë më parë, e cila detyroi dhjetëra mijëra njerëz të largohen. Një raport i vitit 2005 nga OBSH parashikonte se edhe 4000 njerëz do të vdisnin nga rrezatimi radioaktiv.



