Qepin buzët për protestë, protesta dramatike e emigrantëve që ëndërrojnë SHBA

Qepin buzët për protestë, protesta dramatike e emigrantëve që ëndërrojnë SHBA

Tapachula ndodhet në Chiapas, në kufi me Guatemalën dhe është pika e kalimit me detyrim për këdo që dëshiron të emigrojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nisja është që nga Meksika dhe vijohet më tej për në SHBA. Është pikërisht Tapachula zona ku grumbullohen emigrantësh.

Një grup emigrantësh në kufirin jugor të Meksikës mbyllën gojën të martën për të kërkuar që autoritetet e imigracionit t’iu lejojnë kalimin drejt kufirit amerikan.

Fotot e publikuara nga Reuters tregojnë emigrantët, kryesisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore, duke përdorur gjilpëra dhe fije plastike për të lidhur buzët së bashku në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj autoriteteve meksikane për të përshpejtuar kërkesat e tyre për azil.

Imazhet tronditëse janë një tjetër shenjë e dëshpërimit të emigrantëve të ngecur në qytetin jugor të Tapachula, në kufi me Guatemalën. Protesta dramatike pasqyron gjithashtu një situatë gjithnjë e më të tensionuar në Tapachula, ku një fluks fundit i mijëra emigrantëve nga Amerika Qendrore dhe Jugore, Haiti dhe vende të tjera ka presionuar autoritetet meksikane.

Kjo pasi rreth 70% e kërkesave për azil përpunohen në Tapachula, ku dhe ndodhet qendra më e madhe e emigracionit në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy