
Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke pretenduar se ata po kërkojnë në mënyrë të padrejtë rritje pagash.
Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, në analizën e tij në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se përplasja mes kryeministrit dhe drejtësisë nuk është e re, por ka nisur rreth një vit më parë, në momentin kur Rama, sipas tij, “kuptoi” se nuk mund të kontrollonte më disa dosje përmes ndikimit politik.
Raporti i kryeministrit me drejtësinë nuk ka filluar tani. Ai ka nisur rreth një vit më parë, kur u kuptua se disa dosje të SPAK-ut nuk mund të kontrolloheshin më.
Që nga ai moment, filluan sulmet dhe u zhvendos debati te çështja e pagave.
Ky është elementi më populist i kësaj qasjeje ishte mënyra se si u komunikua me publikun, duke u thënë qytetarëve se gjyqtarët marrin paga shumë të larta dhe kërkojnë edhe më shumë, gjë që synon të nxisë një valë urrejtjeje ndaj kësaj kategorie.
Pavarësisht nëse gjyqtarët kanë apo jo të drejtë të kërkojnë rritje pagash, kjo nuk duhet të kthehet në temën kryesore për zgjidhjen e problemeve të drejtësisë.
U thua njerëzve që këta marrin miliona, ngre dallgë urrejtje ndaj këtyre njerëzve. A kanë të drejtë ata të kërkojnë më tepër? Edhe unë them se kërkesat duhet të ishin më të moderuara, por nuk është ky subjekti që zgjidh çështjen dhe nuk është ky halli më i madh që ka qeveria.
Ky nuk është halli më i madh i sistemit dhe po përdoret për të mbuluar çështje të tjera më të rëndësishme në raportin e pushtetit me drejtësinë.



